E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani i sëmurë, nuk luan në Kupë

Edmond Kapllani, sulmuesi i ri i FC Augsburgut në Bundesliga 2 gjermane, nuk do të jetë i disponueshëm për skuadrën e tij në ndeshjen e parë të turit të parë në Kupën e Gjermanisë. Lajmi është bërë i ditur dje nga media pranë klubit, ku shqiptari u transferua në fillim të kësaj vere, menjëherë pas rënies së Karlsruhes nga Bundesliga 1. Sikurse është mësuar dje, sulmuesi shqiptar vuan disa probleme shëndetësore, ndaj gazeta lokale "Augsburg Algemeine" e shikon atë jashtë formacionit për ndeshjen e sotme kundër FC Ingolstadt, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Gjermanisë. Por nuk ka dhënë detaje të sëmundjes. Kjo gazetë ka shkuar edhe më tej, duke dhënë edhe emrin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kapllanin në këtë takim. Në sulm, trajneri Luhukai do të aktivizojë me siguri në 11-she sulmuesin Szabics në vend të të sëmurit Kapllani. Kjo duket se ka befasuar tifozët, të cilët ishin të sigurt se, dyshen e sulmit do ta formonin Mikael Turk dhe Edmond Kapllani, të cilët shikoheshin si njerëzit që mund t‘i sillnin fitoren FCA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›