E Diel, 1 Nëntor 2026

"Po nëse Rapidi na e rrëmben Salihin?"

Kampionati austriak ka filluar dhe SV Riedi i sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihi, kryeson tabelën e klasifikimit pas dy javëve të para të sezonit 2009-2010. Tashmë në Austri kanë filluar të gjithë të bëjnë llogaritë dhe të pyesin me vete "Nëse do të jetë vallë ky një Ried rekordesh, i cili do të mund të fiksojë një seri fitoresh, pas këtyre dy të parave në dy takimet e deritanishme. Një nga pikat kryesore të kësaj skuadre konsiderohet trajneri Paul Gludovac. Por njeriu i dytë më i rëndësishëm i skuadrës, është pa dyshim Hamdi Salihi. Merkato vazhdon e hapur deri më 30 gusht, ndërkohë që te Riedi kanë filluar të shfaqen disa shqetësime: Çfarë do të duhet të bënin, nëse Rapidi ua merr Salihin dhe në këmbim t‘ju jepte të dështuarin Ervin Hofer? Edhe Salihit duket se i pëlqen një gjë e tillë. Por nëse ai ikën nga Riedi, ku skuadra e shikon si njeriun-gol të saj (shënoi golin e fitores kundër Sturmit në ndeshjen e parë), atëherë struktura e skuadrës së trajnerit Gludovac do të prishej tërësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›