E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani shënon, Koblenci vetëm barazim me Karlsruhen

Bundesliga II

Edmond Kapllani vazhdon paraqitjet e mira te Tus Koblenci në Bundesligën II gjermane. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka luajtur 90 minuta në sfidën që skuadra e tij barazoi në shtëpi me Karlsruhen. Madje, 27-vjeçari ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës në minutën e 31-të, kur Koblenc ishte në dizavantazh 0-1. Me zgjuarsi, ai përfitoi nga gabimi i mbrojtësit kundërshtar, Sebastian Langkamps, dhe nga pozicion i favorshëm shënoi duke rivendosur baraspeshën. Ky ishte goli i katërt i Kapllanit në sezonin aktual, ndërsa kuqeziu është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, pavarësisht se është afruar në skuadër vetëm gjatë merkatos së janarit. Vendasit kaluan në avantazh falë golit të Mavriç në të 62-tën, por Karlsruhe barazoi shifrat 8 minuta përpara fërshëllimës finale me Stafeldt. Në minutën e 88-të, në fushë ka zbritur edhe fantazisti Ervin Skela, aktivizimi i të cilit nuk e ka ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›