E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi rikthehet titullar te Rapidi Ndaj Wr. Neustadt

Austri

Mungesat e shumta duket se do t’i japin mundësinë Hamdi Salihit të rikthehet pas shumë kohësh në formacionin titullar të Rapidit për ndeshjen që kampionët rekordmenë të Austrisë do të luajnë sot ndaj Fc Magna Wr. Neustadt. Një gjë e tillë është bërë e njohur nga “kurier.at”, sipas të cilës, sulmuesi shqiptar do të duhet të zbresë në fushë që nga minuta e parë në këtë takim, duke zënë vendin e të dëmtuarit Trimel. Ky është një lajm i mirë për ish-sulmuesin e Vllaznisë dhe Tiranës, i cili po kalon një periudhë jo të mirë në radhët e Rapidit, jo vetëm për shkak të formës së tij (dy javë më parë ka pësuar një tërheqje në kofshë), por edhe sepse tashmë duket se është prishur marrëdhënia e tij e mirë me trajnerin Peter Pakult. Ky i fundit ka shprehur publikisht pakënaqësi për mosimpenjimin e shqiptarit në fazën përgatitore dimërore. Gjithsesi, lënia e qëllimtë jashtë skuadrës e golashënuesit efikas ka përkuar edhe më dobësimin e Rapidit, i cili tashmë pas 30 javësh renditet i dyti me 60 pikë, 8 më pak sesa kryesuesi Red Bull Salzburg.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›