E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani shënon, Tus Koblenc humbet

Bundesliga 2

Edmond Kapllani ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Tus Koblencin në Bundesligën 2 gjermane. Sulmuesi kuqezi ka shënuar në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit, që skuadra e “kolonisë” shqiptare humbi 3-2 në fushën e Union Berlinit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dogan kur kronometri tregonte 10-të minuta lojë, por vetëm pas çaste më vonë, në të 14-tën, Kapllani rikthen baraspeshën. 27-vjeçari mori një pasim të gjatë nga Geisler drejt vijës fundore të fushës: papritmas ai e sheh veten të pamarkuar, ruan qetësinë dhe përshëndet rrjetën. Tri minuta më pas, shqiptari kishte një tjetër shans për të shënuar, por goditja e tij e fortë është pritur në mënyrë të shkëlqyer nga portieri Bush. Golat e tjetër të takimit u shënuan nga Dogan (28’) dhe Stuf (59’) për vendasit dhe Hartman (48’) për Koblencin. Ervin Skela, fantazisti i Kombëtares, është aktivizuar si zëvendësues vetëm në minutën e 79-të, kur miqtë kanë kërkuar me ngulm të paktën një pikë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›