E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumunët, të trembur nga komploti Shqipëri-Bosnjë për kalendarin

Prag-negociatat Frika e pabazë, pasi u realizua objektivi i tyre: ndeshjen e parë do e luajnë ndaj Shqipërisë

Drejtuesit e lartë të Federatës Rumune të Futbollit kishin bërë një plan të mirëfilltë rreth kalendarit të ndeshjeve të tyre në Grupin D, ku përveç Shqipërisë, bëjnë pjesë edhe Franca, Bosnjë-Hercegovina, Bjellorusia dhe Luksemburgu. Por sipas shtypit të djeshëm rumun, ai plan, i cili do të favorizonte kombëtaren e tyre për luftuar për kualifikimin për në Euro 2012, ose minimalisht për vendin e dytë në këtë grup, mund të rrezikohet nga një komplot i mundshëm Shqipëri-Bosnjë. Një gjë e tillë është hedhur si hipotezë nga vetë drejtuesit e Federatës Rumune të Futbollit, të cilët e konsiderojnë një rrezik të madh një marrëveshje të mundshme mes dy skuadrave të tjera ballkanike. Trajneri pazvan Luçesku dhe drejtori i përgjithshëm i federatës rumune kanë qenë pjesëmarrës në negociatat e zhvilluara dje në Luksemburg mes aktorëve të grupit D. Sipas tyre, negociatat më të vështira do të ishin ato me Shqipërinë dhe me Bosnjën, të cilat mund të bëheshin një pengesë për realizimin e projektit rumun. Objektivi i parë i Rumanisë është që ndeshjen e parë ta lauante përballë një kundërshtari të dobët në grup, mes të cilëve ata veçojnë pikërisht Shqipërinë dhe Luksemburgun. Ata kishin dëshirë të shmangin Francën, Bosnjën dhe madje edhe Bjellorusinë. Kjo për faktin se në sfidën që do të luhet më 4 shtator do të mungojnë mbrojtësi Chivu, për shkak të pezullimit, pas kartonit të kuq në sfidën e fundit ndaj Serbisë. Si njeriu kyç për komplotin shqiptaro-boshnjak shikohet pikërisht zëvendëstrajneri boshnjak i Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, i cili mund të ndikonte marrëveshjen mes tyre për refuzimin e propozimeve rumune, duke dashur të favorizojnë Bosnjën. Megjithatë, duket se rumunët kanë dalë të kënaqur për realizimin e pikës së parë të planit të tyre për kalendarin, pasi ndeshjen e parë nuk do ta luajnë kundër Francës, por kundër kundërshtarit të tyre të dëshiruar, Shqipërisë, pikërisht më 4 shtator në Bukuresht. Kështu që duket se komploti shqiptaro-boshnjak ose ka qenë thjesht një hipotezë ose ka dështuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›