E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani: shenon golin e njembedhjete

Nga Kastriot Gjini
Sulmuesi i ri kuqezi, i cili quhet si e ardhmja e sulmit te kombetares sone nuk po pushon se shenuari ne Bundesligen 2. Sot ne darke ne transferten e veshtire ne fushen e Duisburgut, ne derbin e kesaj jave te Bundesilges 2 sulmuesi yne ka hapur rezultatin ne minuten e 37. Nga nje asist i Porcellos, Kapllani ka shenuar golin e ij te njembedhjete. Pavaresisht golit te tij me te cilin Karlsruhe ka kaluar ne avantazh, skuadra vendase ka barazuar rezultatin ne minuten e 43 me autor Daun . Pjesa e pare ka mbaruar me barazimin 1:1. Ne pjesen e dyte te dy skuadrat kane kerkuar golin e fitores, dhe goli ka ardhur, por ket rradhe ne avantazh kalojne vendasit ne minuten e 65 me gol te Mokhtari. Karlsruhe e Kapllanit u mundua qe te ndryshonte rezultatin por nuk ja arriti dot qellimit. Kapllani ka nje note mesatare 3.24, nje note shume e mire e dhene nga kicker.de. Kjo ndeshje u humb per te por Karlsruhe qendron ne vendin e pare te Bundesliges 2 me 45 pike ne 21 ndeshje e ndjekur nga Duisburg qe me kete fitore ngjitet ne vendin e dyte me 42 pike. Ky vit mund te plotesoje endrrat e Karlsruhes per nje vend ne Bundesligen 1, meqenese qe ne fillim te kampionatit ka udhehequr klasifikimin , dhe eshte skuadra qe ka golevarazhin me te madh ne te gjithe Bundesligen 2. Edhe bookersat e kishin parashikuar kete humbje te Karlsruhes, duke i dhene 2.10 fitores se Duisburgut, 3.30 barazimit, 3.3o fitores se Karlsruhes. Historia ne mes ketyre skuadrave flet per te dyja skuadrat. Ne 10 ndeshje qe kane zhvilluar ne Bundesilegen 2tedyja skuadrat kane nga 4 fitore, dhe 2 barazime. Skuadrat jane ndeshur dhe 5 here ne Bundesligen 1 me Duisburgun te kete marre 2 fitore, nje barazim dhe vetem nje fitore per Karlsruhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›