Ribery vendos në mars

Franck Ribery do të bisedojë me Bayern Munichun, në mars, por pranon se e ardhmja e tij është e paqartë. Reprezentuesi francez ka qenë në qendër të spekulimeve me muaj, pas njoftimeve të intensifikuara rreth largimit të tij gjatë verës.
Kontrata e tij në Allianz Arena, skadon më 2011 dhe Bayern ka pranuar se janë të gatshëm të negociojnë për shitjen e tij në fund të këtij sezoni – nëse me Riberyn nuk arrihet marrëveshja rreth vazhdimit të kontratës.
Drejtuesit e gjigantit bavarez vazhdojnë të jenë optimistë rreth bindjes së Riberys të qëndrojë në Gjermani, por ende nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje. Bisedimet rreth kontratës së re do të vazhdojnë në pranverë, kur pritet të merret një vendin nga njëra palë ose tjetra, por rezultati i diskutimeve mbetet jashtëzakonisht i vështirë për t’u parashikuar.
Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Manchester City të gjithë thuhet se janë duke e përcjellë situatën e Riberys, ndërsa 26-vjeçari ka pranuar se duhet të marrë disa vendime të vështira, në muajt e ardhshëm.
“Besoj se në mars do të di se çka do të ndodhë”, tha ai për France Football. “Dua të di se cila do të jetë e ardhmja ime. Dua të shkoj në Kampionatin Botëror, duke e sqaruar këtë çështje. Do të jem ende në Bayern, ose diku tjetër. Jam duke hyrë në fazë të rëndësishme të karrierës sime dhe nuk guxoj të bëj gabime”, përfundoi ai.