Kapllani titullar, tani më shumë shanse
Duket se ka ardhur koha që Edmomd Kapllani të provojë sërish shijen e një ndeshjeje si titullar në Bundesligën 2 gjermane. Bomberi i Kombëtares kuqezi, i cili në fund të sezonit të kaluar u largua nga Karlsruhe për t‘u transferuar te FC Augsburgu, ku në këtë fillim sezoni po kalon një periudhë jo shumë të mirë. Pasi u aktivizua titullar për 62 minuta në ndeshjen e javës së parë, të humbur ndaj Energi Kotbuz, sulmuesi shqiptar nuk e ka parë më me sy formacionin as si zëvendësues. Por forma jo e mirë që ka treguar skuadra edhe në ndeshjet pasuese (duke koleksionuar 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në 5 ndeshjet e para, 6 pikë në total) dhe mungesat e shumta për shkak dëmtimesh dhe kartonësh, e bëjnë trajnerin Jos Lukay t‘i kthejë sërish sytë edhe nga Kapllani, i cili mund të luajë si titullar në ndeshjen e kësaj jave ndaj Hansa Roshtok.