A je i zoti? Ndeshu me Luan Krasniqin!
Kush është i interesuar për boksin, e ka një mundësi ta ushtrojë atë të dielën në arenën e boksit në Hamburg të Gjermanisë, ku do të mbahet aktiviteti "Dita e dyerve të hapura" për të gjithë ata persona jo boksierë që duan të stërviten. Do të jetë e mundur të diskutohet me shumë prej boksierëve të njohur, me trajnerë, do të jetë e mundur të bëhen foto, të jepen autografe etj. Kjo mund të jetë për këtë një ditë për t‘u përjetuar ndryshe, për të ushtruar një hobi. Gazeta "Abendblatt" dhe "Universum Box" organizojnë një seancë stërvitore me bokserin kosovar të peshave të rënda Luan Krasniqi. 38-vjeçari, ish-kampion i Europës, do t‘ju shpjegojë juve, se si bën nxehjen një boksier profesionist, se si lëviz, si koordinohet dhe si godet teknikisht ai. Dhe nëse do të keni guxim, mund provoni edhe disa raunde sparing me kampionin e madh.