Kapllani, vjen goli i peste

Gol para 20.300 shikusve ne ndeshjen e mbremshme, ne "Wildparkstadion", ne javen e dhjete te Bundesliges 2, ku Karslruhe e tij ka mundur 3 0 Paderbornin. Fjala eshte per sulmuesin shqiptar te KSC- se, Edmond Kapllanin, i cili mbreme ka gjetur golin e trete te skuadren dhe te pestin personal, ne nje sfide shume te forte. Federiko shenoi dy here ne minutat 16 dhe 59, ndersa ne minuten e 89-te, vetem 15 minuta pas aktivizimit kur si pasoje e nje topi te dhene ne qender te zones nga Federiko, Kapllani ka "zhytur" me koke topin ne rrjete. Keshtu, demtimi i tij, qe e la jashte per dy ndeshje duket se eshte kaluar tashme dhe goleadori eshte rikthyer tek detyra e tij me t'u futur ne loje. Nderkohe, pas kesaj fitoreje, Karlsruhe gjendet serish ne vendin e pare, ku numeron 24 pike, vetem dy me shume se Hansa Rostok e vendit te dyte.