Kastrioti sërish i pathyeshëm në fushën e tij

Kastrioti sërish i pathyeshëm në fushën e tij edhe në ndeshjen e gjashtë shtëpiake, dhe kësaj radhe madje guxoi dhe fitoren e dytë në shtëpi kundër Teutës së vendit të dytë. Edhe pse në një ndeshje pa shikues, Kastrioti mundi të përballojë furinë e Teutës në 45 minutat e para. Sulmuesi më i mirë i Teutës Xhafaj nuk arriti të shënojë në minutën e 29-të, ndërkohë që Kastrioti goditi shtyllën pingulën të portierit Kapllani. Me fillimin e pjesës së dytë Orind Abazaj shënoi për Kastriotin në minutënn e 47-të, ndërsa pas pesëmbdhjetë minutash barazoi mbrojtësi i Teutës, Endri Vrapi në të 72'. Gjyqtari Albano Janku ndëshkoi me karton të verdhë Alliaj për Kastriotin dhe Maringlen Kapaj e Bledar Devollin për Teutën. Një sukses i merituar i trajnerit të Kastriotit, Petrit Haxhiaj që nuk njeh humbje në shtëpi, por dhe që ka mundur të përballojë ekipe me emër si Vllaznia (2-2), Partizani (2-2) dhe tani Teuta (1-1). Kastrioti u ngjit në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e 8 e duke lenë pas vetes Shkumbinin, që pësoi humbjen e gjashtë radhazi. Durrsakët arritën barazimin e gjashtë në dhjetë javë. NTeuta, nga ana saj vazhdon serinë e rezultateve pa humbje në dhjetë takimet e këtij sezoni, por tashmë në kuotën e 18 pikëve, është shumë larg Tiranës që do të përballet të dielën me Flamurtarin në Vlorë. ë javën e fundit të fazës së parë, Kastrioti do të udhëtojë në Gjirokastër, ndërsa Teuta pret në shtëpi Vllazninë.
KASTRIOTI - TEUTA 1-1
Shënues: Orind Abazaj 47'/ Endrit Vrapi 72'
Gjyqtarë: Albano Janku, Pajtim Goxhaj, Alfred Lamce
Stadiumi "Kastrioti", Krujë
BILANCI NDERMJET TYRE: 10 ndeshje; 3 fitore Kastrioti, 2 barazime, 5 fitore Teuta. Golat: 9-15