E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rally Albania, rikthehen "monstrat" 4X4 pë garën e dimrit

Në ditët e para të janarit sheshi "Nënë Tereza" do të pushtohet sërish nga makinat, motorrët, pilotët, komisarët... që me fillimin e ditës do të vërshojnë nga "Parc Fermee", që do të ndërtohet në këtë shesh, për të nisur garën e madhe, e për t'u mbledhur sërish tok në fundin e ditës. Ja ku janë ata, sërish për të vijuar garën që nisëm vetëm pak muaj më parë. E ndërsa në qershor, kur e ngritën së pari siparin e një loje të tillë, ishin të gjithë disi skeptikë, në këtë garë dimri nuk ka më asnjë arsye për të qenë të tillë. Hera e para na e tregoi mjaft qartë se ky sport është në terrenin dhe në kohën e duhur.
Dje, më datën 4 nëntor 2006, "Off Road Club Albania" organizoi takimin e parë, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të "Garës së Dimrit". "4x4 Rally Albania", ("Gara e Dimrit"), është një garë e tipit "Cross Country" që do të zhvillohet në tre etapa. Etapat do të jenë gjithsecila e kronometruar dhe me nisje individuale dhe do të ketë fitues për cdo etapë dhe fitues të garës. Fituesi i "Garës së Dimrit" do të shpallet ai mjet që merr pjesë në të treja etapat dhe duke mbledhur kohët e të tre etapave, realizon kohën më të vogël të shumës së tyre. Vendi i dytë, ai që realizon kohën e dytë më të vogël e kështu me rradhë.
Sipas organizatorëve, më 4 janar 2006, ditën e enjte, do të bëhen përgatitjet logjistike, pasi do të përfundojë ndërtimi i "Parc Ferme", në Sheshin "Nënë Tereza. Më 5 janar 2006, të premten, në orën 9:00, "Parc Ferme" do të hapet dhe do të fillojë pranimi dhe regjistrimi i mjeteve dhe pjesëmarrësve të garës. Pranimi i mjeteve garuese zgjat nga ora 9:00 deri në orë 16:00. Gjatë kësaj kohe në shesh do të organizohen edhe aktivitete të tjera posacërisht për këtë eveniment si: fluturime me parashutë, video projeksione të ndryshme, koncert, ekzibicione, etj. Makinat garuese, pasi të hyjnë brenda do të qëndrojnë të parkuara gjatë gjithë natës në shesh, duke vijuar të nesërmen me garën, që do të zhvillohet në 3 etapa, të cilat përfundojnë të dielën, më 7 janar 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›