Plaku “pushkaton” në Shkodër gjermanin e fundit Shulze

Apolonia e 2006 "fotokopjon" atë të 2003-it. Sërish siglon një fitore të cmuar në Shkodër kundër Vllaznisë, duke e befasuar kuqeblutë pikërisht në shtëpinë e kësaj të fundit, në mitikun "Loro Borici". Heroi i takimit ka qenë edhe golashënuesi më i mirë i Apolonisë, Sebino Plaku shënoi në këtë takim dy gola shumë të vlefshëm që i dhuruan Apolonisë edhe fitoren e parë në transfertë. Tiranasi 21-vjecar i fierakëve, ish-lojtar i Partizanit, shënoi në minutën e 15-të, për ta dyfishuar rezultatin në favor të 77'. Sebino Plaku u ngjit në kuotën e 7 golave personalë, që e bën tiranasin golashënuesin e dytë më të mirë të Superligës, dhe lojtarin më të të rëndësishëm të formacionit. Vllaznia reagoi pas pësimit të golit, por pa arritur të godasë seriozisht skuadrën fierake. Apolonia luan nga minuta e 40 me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të brazilianit Da Silva. Vllaznia sulmoi gjatë gjithë pjesës së dytë dhe ishte shumë pranë golit me Sukaj. Kur të gjithë në stadiumin "Loro Borici" prisnin golin e barazimit nga shkodranët ishte sërish Sebino Plaku që dyfishoi rezultatin njezët e tre minuta para përfundimit të takimit. Vllaznia rriti përpjekjet pas këtij rezultati të turpshëm, dhe arriti të shënojë golin e nderit dhe të shkurtojë diferencën me anë të Suad Licit në minutën 82-të. Edhe pse gjyqtari Sokol Cekaj u krijoi mundësinë lojtarëve të trajnerit gjerman të Vllaznisë, Ulrih Shulze, ata nuk mundën të arrinin të barazonin me Apoloninë, ashtu sic bënë me Flamurtarin disa javë më parë. Apolonia kthehet në shtëpi me pikët e para në transfertë. Në javën e fundit të fazës së parë, Apolonia do të presë në shtëpi Dinamon, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë në Durrës për t'u përballur me Teutën që barazoi me Kastriotin në Krujë.
VLLAZNIA - APOLONIA 0-2
Shënues: Suad Lici 82'/ Sabino Plaku 15', 77'
Gjyqtarë: Sokol Cekaj, Vigan Guranjaku, Sokol Avdo
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
BILANCI NDERMJET TYRE: 68 ndeshje; 45 fitore Vllaznia , 10 barazime, 13 fitore Apolonia. Golat: 130-55