Sejdini nuk e shpëton Shkumbinin nga humbja gjashtë radhazi

Faruk Sejdini, trajneri që sezonin e kaluar arriti të shpëtojë Shkumbinin nga rrëzimi në Kategorinë e Parë, nuk mundi të debutojë rezultat pozitib me ekipin e dytë të tij gjatë këtij sezoni. Shkumbini u mund 1-0 nga Besa në takimin e zhvilluar në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit duke regjistuar një rekord të panjohur më parë për skuadrën peqinase me gjashtë humbje radhazi. Në një stadum të "ftohtë" dhe kur të gjitë të pranishmit mendonin se gjysmëloja e parë do të përfundonte në barazim, Besa arriti të shënojë në fundin e takimit me anë të mbrojtësit shkodran Ervis Kraja në minutën e 43-të. Goli i këtij futbollisti në këtë sezon. Në pjesën e dytë, Shkumbini reagoi por futbollistët e teknikut të Besës, Përparim Daiu ia dolën mbanë të krijonin një perde të hekurt për të mos pësuar gol duke regjistruar fitoren e tretë në transfertë. Në javën e fundit të fazës së parë, Shkumbini do të ballafaqohet me Tiranën në kryeqytet (teorikisht një humbje tjetër), ndërsa Besa, tashmë në kuotën e 12 pikëve, do të përballet në shtëpi me Elbasanin.
SHKUMBINI - BESA 0-1
Shënues: Ervis Kraja 43'
Gjyqtarë: Evis Peza, Bashkim Bejtja, Arben Mali
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
BILANCI NDERMJET TYRE: 22 ndeshje; 8 fitore Shkumbini, 4 barazime, 10 fitore Besa. Golat: 21-18