Komentet e pjeseve te para

DINAMO - PARTIZANI 0-0
Referees / Gjyqtarë: Sokol Jareci, Fatmir Lamaj, Fatmir Elezi
Venue / Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë
Dinamo-Partizani një ndeshje pa shumë emocione dhe në një stadium të zbrazët. Bylykbashi, Leandro, Dhëmbi, Muzaka nuk mundën të prodhojnë golin e dëshiruar. Në minutën e 35-të, Abilaliaj humbi një rast ideal, por meritë pati dhe portieri Lika. Dinamo, e udhëhequr nga trajneri-lojtar, Redi Jupi, duke shtuar edhe këtu dëmtimin e kapitenit të Dinamos, Ilion Lika. Muzaka goditi pasaktësisht shumë topa.
VLLAZNIA - APOLONIA 0-1
Shënues: Sabino Plaku 15'
Referees / Gjyqtarë: Sokol Cekaj, Vigan Guranjaku, Sokol Avdo
Venue / Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Apolonia ka befasuar Vllazninë pikërisht në shtëpinë e kësaj të fundit. Golashënuesi më i mirë i Apolonisë, Sebino Plaku shënoi në minutën e 15-të, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave personalë, që e bën tiranasin 21-vjecar, ish-lojtar i Partizanit, disa sezone me parë, një lojtar shumë të rëndësishëm. Vllaznia reagoi pas pësimit të golit, por pa arritur të godasë seriozisht skuadrën fierake. Apolonia luan nga minuta e 40 me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të brazilianit Da Silva.
KASTRIOTI - TEUTA 0-0
Referees / Gjyqtarë: Albano Janku, Pajtim Goxhaj, Alfred Lamce
Venue / Stadiumi "Kastrioti", Krujë
Edhe pse në një ndeshje pa shikues, Kastrioti mundi të përballojë furinë e Teutës në 45 minutat e para. Sulmuesi më i mirë i Teutës Xhafaj nuk arriti të shënojë në minutën e 29-të, ndërkohë që Kastrioti goditi shtyllën pingulën të portierit Kapllani.
SHKUMBINI - BESA 0-1
Shënues: Ervis Kraja 43'
Referees / Gjyqtarë: Evis Peza, Bashkim Bejtja, Arben Mali
Venue / Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Kur të gjitë mendonin se gjysmëloja e parë do të përfundonte në barazim, Besa arriti të shënojë në fundin e takimit me anë të mbrojtësit shkodran Ervis Kraja në minutën e 43-të. Shkumbini i drejtuar në këtë ndeshje nga Faruk Sejdini pritet të reagojë pjesën e dytë.
Kategoria e Parë
ERZENI - TOMORI 3-0
Shënues: Shënues: Shera 3', Lala 7' , Sallaku 13'
Referees / Gjyqtarë: Ardian Rama, Rezart Zhuli, Emiljano Bicaku
Venue / Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak
SKËNDERBEU - SOPOTI 2-2
Shënues:
Referees / Gjyqtarë: Pjetër Ujka, Gëzim Koka, Bledar Mesi
Venue / Stadiumi "Skënderbeu", Korcë
GRAMSHI - BURRELI 0-0
Referees / Gjyqtarë: Erion Dobi, Denis Rexha, Ismail Ziraj
Venue / Fusha Sportive, Gramsh
BESËLIDHJA – LUSHNJA 0-0
Referees / Gjyqtarë: Kreshnik Hakrrama, Dritan Salaj, Erisel Bodeci
Venue / Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë