Prosenjak ne Panairin e Librit
Nje nder te ftuarit e Panairit te 11-te te Librit, "Tirana 2008" eshte edhe shkrimtari kroat Božidar Prosenjak, i cili qe ne moshe fare te re ka arritur te evidentohet me letersine e tij ne mjediset letrare kroate. I pari tregim qe botoi ne vitin 1968, arriti te ishte pjese e permbledhjes me krijime te zgjedhura, "Shkrimtaret e rinj kroate". Ishte po ky ve po kete vit qe e nxori shkrimtarin jashte kufijve te Kroacise, duke perfaqesuar Kroacine ne Mbremjet poetike Strugane, mbajtur ne Maqedoni ne konkurrimin "Struga e re".
Qe nga ajo kohe shkruan boton ne suplemente te gazetave te ndryshme, ne radio e televizion, kritika e shkrime mbi prozen, poezine, dramen etj. Pas shume vitesh krijimtari, ne vitin 1980, sheh driten e botimit permbledhja e pare me poezi qe mban nje titull tejet interesant dhe terheqes, thjesht "A". Ne gjuhen shqipe, per te paren here ai u botua ne vitin 2007 nga shtepia botuese "Toena". Ndersa vepra e tij me e njohur jo vetem per lexuesin kroat eshte "Kali i eger" i cili nga 1989-2008 ka njohur 15 botime ne Kroaci.
Autori per kete veper eshte vleresuar me dy prej cmimeve me prestigjioze ne Kroaci, ate "Ivana Brlic Mažuranic" dhe "Grigor Vitez". Sipas ketij romani eshte shkruar libreti i nje muzikali, ndersa si shfaqje teatrale eshte shfaqur me qindra here.