E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Mitingu i LSI para Kuvendit, eshte i paligjshem

Policia e shtetit shprehet se mitingu i LSI, i organizuar perballe Kuvendit, ne mbeshtetje te greves se urise se deputeteve ishte i pa;ligjshem. Ne nje njoftim zyrtar per mediat, sqarohet se "rreth ores 18.00- 22.00, Levizja Socialiste per Integrim, me Sekretar te Pergjithshem Petrit Vasili, ka zhvilluar nje tubim pa njoftuar me pare ne Policine e Tiranes, duke zhvilluar nje tubim perballe Kuvendit te Shqiperise dhe duke bllokuar nje segment te Rruges "Xhorxh W. Bush". Drejtoria e Policise Qarkut Tirane me fillimin e grumbullimit te tubuesve rreth ores 18.00 dhe ne vazhdim, planifikoi dhe mori masa per sigurimin e rendit publik duke bashkepunuar me Garden e Republikes, sepse pergjate ketij orari ishte duke u zhvilluar nje seance Plenare ne Parlament", shprehen ne njoftimin per shtypin. Aty sqarohet se pergjate te gjithe kohes tubuesit qendruan ne vendin e sipercituar dhe nuk pati probleme apo konfrontime permes tubuesve dhe Policise. "Nderkohe, nga ana e Sekretarit te Pergjithshem i LSI-se, njekohesisht edhe organizator i ketij tubimi, rreth ores 21.00, ju beri thirrje pjesemarresve per shperndarjen e tubimit i cili perfundoi rreth ores 22.30". Njeheresh policia sqaron se "veprimet e pjesemarresve ne tubim duke u shtrire, ulur dhe qendruar ne kembe, perballe hyrjes kryesore te Kuvendit te Shqiperise, cenojne rende sigurine e Institucionit qe ruhet dhe sigurohet nga Forcat e Gardes se Republikes, te cilat pergjigjen pervec objektit, por edhe per ruajtjen e sigurimin gjate levizjes se Personaliteteve te Larta Shteterore". Ne njoftim nenvizohet se "bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise "Mbi lirite dhe te drejtat themelore te njeriut'', u njeh shtetasve te drejten e shprehjes se mendimit nepermjet aktiviteteve masive. Por, - ushtrimi i ketyre lirive dhe te drejtave, qe sigurisht ne vetvete permbajne detyrime e pergjegjesi per palet, i nenshtrohen disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve te parashikuara ligjerisht dhe qe, ne nje shoqeri demokratike, perbejne masat e nevojshme per sigurimin kombetar, per mbrojtjen e rendit e parandalimin e krimeve, per ruajtjen e shendetit ose te moralit, per mbrojtjen e dinjitetit, te drejtave dhe lirive te te tjereve. "Duke vleresuar sa siper, bazuar ne Ligjin Nr.8773, date 23.04.2001, "Per Tubimet", per rastin ne fjale dhe per te ardhmen Policia e Tiranes kerkon nga ana e Organizatoreve dhe Drejtuesve, respektimin e dispozitave te ketij ligji dhe konkretisht te Kreut - II, "Tubimet ne sheshe dhe vendkalime publike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›