Presidenti Topi do te cele Panairin e Librit "Tirana 2008"
Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe shkrimtari italian Alberto Bevilacqua, do te jene dy personalitetet qe do te celin Panairin e 11-te te Librit "Tirana 2008". Cilesuar si festa e librit, Panairi i 11-te i tij do te celet pasditen 14 nentorit me nje ceremoni te vecante. Tanime dihen edhe emrat qe do te celin kete edicion te Panairit te Librit, me i madhi i mbajtur ndonjehere ne tere hapesirat shqiptare. Presidenti i Republikes, Bamir Topi i ka thene po fteses se organizatoreve te panairit per te celur edicionin e tij te 11-te qe do te mbahet ne Pallatin e Kongreseve me 14-18 nentor, si dhe per te pershendetur me nje mesazh te vecante drejtuar njerezve te botes se librit dhe lexuesve shqiptare. Duke bere keshtu qe ne nje fare menyre te bien pakez ato mure te ngritura pergjate viteve, mes librit dhe politikes. A me mire thene mes kultures ne teresi dhe politikes, e cila eshte pozicionuar teper larg evenimenteve kulturore ne vendin tone.
Perpos kesaj, pozitiviteti tjeter i ketij edicioni te 11-te te panairit eshte edhe mbeshtetja e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Mbeshtetes mediatike te Panairit te Librit "Tirana 2008" jane RTVSH dhe Agjencia e Lajmeve NOA. Ndersa sikunder eshte bere publike dite me pare, personaliteti i letrave qe do te jete i pranishem ne diten e celjes dhe pergjate diteve te panairit eshte Alberto Bevilacqua, shkrimtari italian i njohur nderkombetarisht, i botuar ne mijera kopje ne disa dhjetera ribotime dhe i perkthyer ne te gjitha gjuhet e botes.