E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllanin e “ha një kangur”

Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani, i cili shënoi për Karlsruhen 17 gola kur ajo ndodhej në Bundesliga 2, ende nuk e ka shënuar golin e nderit në kampionatin maksimal gjerman edhe pse janë zhvilluar jo pak, por 24 javë. Faqja e njohur sportive gjermane sportal.de në një speciale të saj kushtuar lojtarëve që kanë bërë një debutim të suksesshëm dhe atyre që kanë zhgënjyer, e ka renditur Kapllanin në listën e këtyre të fundit. "Xhoshua Kenedi (australian) u përshtat shpejt dhe ka bërë një paraqitje të mirë duke shënuar katër herë dhe duke zhvendosur shqiptarin nga formacioni", - shkruan sportal.de.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›