E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malindi, spektator në fitoren e Slavias

Slavia e Sofjes, skuadra e re e ish-sulmuesit të Partizanit, Enco Malindi, fitoi 2-1 sfidën me Marek Dupnitsa. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Ez Zahid Nuredint (9'), ndërsa për vendasit barazoi Nikolaj Petrov me penallti (41'). Simonovic në fund të takimit firmosi edhe fitoren 2-1 për Slavian. Malindi e ndoqi ndeshjen nga tribuna, kjo dhe për shkak se kishte vetëm 24 orë në tokën bullgare. Të mërkurën, talenti më i ri shqiptar, mbrojtësi 19-vjecar Klodian Semina, luajti 90 minuta të plota në humbjen 1-2 të Belasicës në Petrich me Liteksin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›