Haxhiristevski e pranon Kosovën para Gruevskit

RESHAT IBRAHIMI
Shkup - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka bërë një hap më përpara politikës së Qeverisë së Maqedonisë, pasi ka pritur në një takim zyrtar në Shkup, kreun më të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka kryesuar në Shkup delegacionin kosovar në përbërje të nënkryetarit Bekim Haxhiu dhe sekretarit gjeneral Eroll Salihu, të cilët janë pritur nga homologët e tyre, kryetari i FFM-së, Harallampie Haxhiristevski dhe nënkryetari Rexhep Bexheti. Dy kryesitë e Federatave të futbollit, në Shkup kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim ndihmesën e FFM ndaj FFK-së, që kjo e fundit të pranohet në FIFA dhe UEFA. Kryetari i FFM-së, Haxhiristevski ka shprehur gatishmëri që të vë në funksion gjithë kapacitetin e Federatës që ai drejton, për t'i ndihmuar FFK-së përgatitjen e aplikimit për anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s. "Ne kemi biseduar se si FFM-ja t'i ndihmojë FFK-së që të funksionojë sa më mirë, duke pasur parasysh përvojën tonë. Ofruam bashkëpunim në të gjitha nivelet e Federatës ndaj FFK-së, e cila në të ardhmen e afërt të bëhet pjesë e barabartë e FIFA-s dhe UEFA-s. Shpresoj që kryetari bashkë me udhëheqësinë e tij, do të bëjnë hapa të shpejtë dhe do t'i marrin të gjitha masat për t'u bërë anëtar në këto institucione, të cilat janë mjaft të rëndësishme në këtë moment", tha Haxhiristevski. Bashkëpunimin e sinqertë mes dy Federatave e ka pohuar edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. "Ne kemi kërkuar një takim që FFM të na mbështesë në përpjekjet tona për pranimin në instancat tona ndërkombëtare. Ne hasëm një mirëkuptim për të gjitha nivelet e bashkëpunimit dhe falënderojmë për mbështetjen që na dha. Biseduam për shumë tema tjera sic është edhe organizimi i ndeshjeve mes të rinjve", tha Vokrri. Ai i ka bërë ftesë Haxhiristevskit që ta vizitojë shumë shpejt Prishtinën, e cila u pranua nga kryetari i FFM-së.