UEFA pason FIFA-n, pezullon Shqipërinë

Qeveria e futbollit europian, bëri të ditur përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e saj, se ajo është plotësisht në përputhje e në mbështetje të vendimit të FIFA-s për një pezullim pa afat të Shqipërisë në arenën ndërkonëtare.
"Me rekomandimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, FIFA vendosi të pezullojë Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të ndërhyrjeve të rënda poltike", - thuhet në deklaratën trupit qeverisës së futbollit europian. Cështja do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që do mblidhet më 18 mars 2008, në Vaduz të Lihteshtejnit.
UEFA sqaron edhe vendimin e marë: "Më qëllim që të jemi në një linjë me vendimin e FIFA-s, me efekt të menjëherëshëm dhe deri në një njoftim të ardhshëm, do të merren këtë masa: Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të luajë asnjë ndeshje miqësore apo zyrtare me skuadrat e tjera europiane". Efekti i parë i pezullimit të Shqipërisë nga UEFA është anulimi i ndeshjes eliminatore Shqipëri U-21-Greqi U-21, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 , e programuar për datën 26 mars dhe shtyrë për një datë të papërcaktuar deri në një njoftim tjetër.
Lista e masave eshte e gjata: asnjë përfaqësues shqoitpar nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komiteteve të ndryshme të UEFA-s, kurse, workshope apo ngjarje të cdo lloji. Masat zbresin edhe në nivel më të ulët: asnjë gjyqtar, delegat apo vëzhgues nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndeshjet e organizuara nga UEFA.