Semina, 90 minuta në humbjen 1-2 me Liteks

Talenti më i ri shqiptar, mbrojtësi 19-vjecar Klodian Semina luajti 90 minuta të plota në humbjen 1-2 të Belasicës në Petrich me Liteksin, edhe pse vendasit shënuan të parë, vetëm 3 minuta nga fillimi i takimit: Kavranov (3'). Juras barazoi në minutën e 48-të dhe Niflor vulosi shifrat 1-2 në të 79'. Sipas faqes bullgare donabalon.eu, Semina ka bërë një lojë të kujdesshme dhe të pëlqyeshme nga trajneri Aljosha Andonov. Kjo ishte edhe ndeshja e dytë e ish-lojtarit të Vllaznisë me fanellëm e kuqe të Belasicës.