E Diel, 1 Nëntor 2026

Ironia franceze: “Cana nuk do të bëhet dot kampion bote”

"Lorik Cana nuk do të bëhet dot kampion bote 2010". Kjo ishte ironia e një shkrimi të faqes sportive franceze footao.net, kushtuar pezullimit të Shqipërisë nga FIFA.
Klubet shqiptare nuk do të marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare në nivel klubesh (Liga e Kampioneve, Kupa UEFA dhe ajo Intertoto) dhe ekipi kombëtar nuk do të luajë ndeshje miqësore dhe zyrtare. Shqipëria ka gjasa të humbasë edhe pjesëmarrjen në eliminatoret e Kampionatit Botëror "Afrika e Jugut 2010".
Shqipëria ndodhet në grupin 1 eliminator të zonës europiane së bashku me Portugalinë, Suedinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Maltën. Ndeshja e parë zyrtarë e Shqipërisë do të jetë ajo kundër Suedisë, më 6 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›