E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapricot e motit dhe mynxyra e kombit Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 06/12/2010 111300

Ne nje nga fabulat me te njohura te Ezopit pershkruhet se si nje dite peshkataret hidheshin larte nga gezimi pasi teksa terhiqnin rrjetat ato ishin shume te renda gje qe i bente ata te mendonin se kishin zene shume peshq. Po kur i nxoren gjeten pak peshq dhe nje gur te madh ne to Atehere u merziten jo vetem se zune pak peshq por nga qe kishin menduar te kunderten dhe ishin gezuar para kohe. Duke pare nje situate te tille njeri prej tyre me i moshuari u tha Mos u merzitni o miq se nga sa duket merzitja eshte motra e gezimit. Pak me pare u gezuam shume. Tani radhen e ka merzitjahellip

Me sa duket Edvin Rama kreu i Partise Socialiste nuk e njeh dhe nuk ka per ta mesuar kurre mesazhin filozofik te kesaj fabule perndryshe nuk do tu drejtohej banoreve te zonave te permbytura Tani dilni per peshk. Nuk ka vecse pak dite qe ka shperthyer ne menyre cinike ndaj kesaj situate katastrofike e cila ka mberthyer nje pjese te konsiderueshme te territoreve urbane te vendit tone njelloj sic ka shperthyer Perroi i Thate ne qarkun e Shkodres ne kuptimin e demit fizik qe ka shkaktuar. Por Rama i gjate ndryshe nga Perroi i Thate nuk ka shperthyer befas ndaj interesave te pergjithshme te vendit dhe kombit tone. Demi i tij nuk eshte natyror por njerezor nuk eshte i verber por i dukshem nuk eshte i perkohshem por i perhershem nuk eshte ne nje zone te izoluar por ne mbare vendin packa se ne kete menyre po pergatit merzine e tij te neserme pasi shqiptaret nuk mund tia falin kurre kete lloj gezimi ne momente te trishta per te gjithe njerezit e ndershem. Permbytjet e shkaktuara nga moti i keq ne Shkoder Lezhe Durres Fushe-Kruje Mat Korce Fier Vlore Tepelene Gjirokaster e shume zona te tjera te vendit kane rrokur jo veten solidaritetin e qytetareve shqiptare kudo qe jane por edhe ate te shume qeverive e personaliteteve publike ne te gjithe boten e qyteteruar sic ndodh natyrshem ne raste te tilla. Mark Aureli filozofi romak i shekullit te dyte thote Ne njerezit jemi te lindur per ti ndihmuar shoku-shokut sic ndihmon dora-doren kemba-kemben dhe nofulla e siperme te poshtmen. Vetem Rama me monstrat e tij komuniste ne mbare Shqiperine nuk kane shpirt njerezor ndaj nuk duan tia dine per kete fatkeqesi natyrore e cila ka pllakosur mbare vendin tone ashtu si dhe shume vende te tjera ne rajon dhe Evrope pergjate javes qe shkoi. Ndersa Shqiperia ndodhet ne nje situate te veshtire per shkak te permbytjeve nga reshjet e shumta te shiut kreu i Partise Socialiste Edvin Rama vazhdon organizimin e protestave per transparencen e zgjedhjeve me moton e artikuluar ne Pogradec Kush nuk vjen ne proteste le te dal per peshk. Ne nje kohe qe njerezit e perfshire ne kete fatkeqesi natyrore kerkojne solidaritet dhe fjale te mencura ai flet marrina qe e lidh rrjedhjen e cmendur te ujerave me vjedhjen e mencur te votave. Edhe Presidenti i Republikes qe shpesh ka qene ne krah te tij ne kete situate u detyrua te apelonte per te lene menjane debatet politike. Por Rama kerkon te perfitoje politikisht nga kjo fatkeqesi sic ka vepruar dhe here te tjera gjate kohes qe ka qene ne krye te Partise Socialiste. Si cdo ceshtje tjeter te rendesishme per vendin te ndodhur pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 si heqja e vizave integrimi evropian apo Gjykata Administrative ashtu edhe permbytjen me te fundit nga reshjet e shumta ne te gjithe vendin kryesisht ne veri te tij Rama e lidh me hapjen e kutive. Megjithese Rama ka ne keto zona elektoratin e tij ai sdo tia dije per askend tjeter pervecse per klanin e ndertuesve nentedhjete e nenteshave dhe pinjolleve te ish-byroisteve fanatike te regjimit monist. Ai nuk eshte solidarizuar qofte dhe me fjale me banoret fatkeq te zonave te permbytura por artikulon lloj-lloj frazash pa kuptim qe per kapricot e motit bene pergjegjese qeverine Berisha duke na detyruar ta pyesim ne menyre retorike Kur qeveria na beka shiun pse opozita nuk bene diellin... Fatkeqesisht qeverisjes se demokrateve si para lsquo97-s ashtu dhe pas 2005-s i ka qelluar qe te perballet me shume probleme te shkaktuara sa nga natyra egoiste po aq dhe nga mynxyra ish-komuniste. Kujtojme koleren e vitit lsquo94 ngjarjet e vitit lsquo97 opoziten e pasviteve 2005 dhe permbytjet e dy viteve te fundit. Sidoqofte qeverisja e djathte ka triumfuar gjithnje perballe ketyre problemeve te majta ku kolera dhe perbaltja politiko-cnjerezore e ish-komunisteve kane qene me te rrezikshme se ato natyrore. Por sfida qe ajo u ka bere ketyre problemeve pas vitit 2005 ka qene spektakolare. Ne kete menyre Shqiperia ka fituar jo vetem dinjitet por edhe partneritet nderkombetar. Kjo eshte arsyeja qe sot Berisha e ka me te lehte te fitoje mbi kasandrat komuniste sesa dje pasi hallet qe smund ti qaj me te tijte mund ti qaj me fqinjet. Prej me shume se nje viti Shqiperia eshte anetare e NATO-s ndaj vendet anetare te saj smund ta lene ti kaloje fatkeqesite si dikur duke u mbeshtetur ne forcat e veta. Koha smund te kthehet me pas sado te perpiqet opozita dhe Edvin Rama. Te keqen me te madhe njeriut ia shkakton po njeriu - thote Plini plaku burre shteti romak i shekullit II para eres se re. Ne kete kuptim fatkeqesia me e madhe e ketyre diteve nuk Shqiperi nuk eshte ajo qe na ka shkaktuar e gjithefuqishmja natyre por opozita e ndyre e drejtuar nga nje kryemynxyre. Sipas fjalorit te Gjuhes se Sotme Shqipe mynxyre do te thote Fatkeqesi shume e madhe. Dhe Edvin Rama eshte realisht fatkeqesia me e madhe e politikes se sotme shqiptare. Gjate permbytjeve te fund vitit te kaluar ne zonen e Shkodres dhe Lezhes Edvin Rama vijonte pushimet prej sheiku ne hotelet luksoze te Dubait apo Frances duke qendruar teresisht indiferent perballe situates se krijuar. Ishte indiferent ne kuptimin e misionit qe duhet te luaje opozita ne situata te tilla dramatike per fatet e qytetareve shqiptare dhe jo te misionit komunisto-kobndjelles te tipit Eduart Shalsi. Natyrisht ky lloj opozitarizmi ska si mungon asnjehere ne vendin tone pasi eshte permbajtja reale e veprimtarise te kesaj force politike eshte gjaku dhe truri qe e ve ne levizje nje organizem te tille partiak qysh nga koha e idealeve komuniste e partizane. Edhe tani Shalesit dhe Bracet e opozites edviniste nuk po rrine indiferente por jane hedhur menjehere ne aksion nje pjese nga selia e Partise Socialiste disa te tjera nga redaksite e gazetave apo ekranet e televizioneve pro saj te cilat kane filluar kukuvajkizmin e tyre te hapur e te fshehte per keqqeverisjenhellip e kapricove natyrore do te thoshim qe ata e etiketojne si paaftesi njerezore. Kur ata arriten te shfrytezojne politikisht zemerimin e njerezve per humbjen e parave ne skemat piramidale ska se si te mos e mbajne nje qendrim te tille per te shfrytezuar zemerimin e natyres qe derdh uje te pamase mbi ultesiren e Shkodres dhe te gjithe Shqiperise. Partia Socialiste ka trasheguar nga monizmi jo vetem seline e ish Komitetit te PPSH-se Tirane jo vetem djemte nipat te afermit e byroisteve jo vetem strukturat partiake te organizatave baze te PPSH-se por mbi te gjitha ka trasheguar shpirtin komunist te percmimeve ndeshkimeve torturimeve dhe pushkatimeve me urdhra politike. Socialistet shqiptare bejne pjese ne ate kategori politikanesh qe e kerkojne suksesin e tyre tek fatkeqesite e te tjereve. Kjo eshte filozofia e progresit te tyre fanarndricues. Ata nuk dine te bashkepunojne institucionalisht me kundershtaret e tyre politik per ceshtje me interes kombetar sikunder ndodh ne te gjithe boten e qyteteruar por luajne gjithnje rolin e gjuetise se shtrigave. Keshtu qe demokracine e kerkojne vetem per te realizuar si te drejtat ashtu dhe te padrejtat e tyre por kurre per te realizuar detyrat kushtetuese qe kane ndaj popullit dhe atdheut te tyre. Ne keto kushte kane shpikur termin popull i majte megjithese shpesh mund ta cojne mish per top vegjeline e kuqe mjafton te funksionoje dhe mbijetoje Blloku real dhe virtual si ne monizem ashtu dhe ne demokraci. Gjithnje veprojne si hileqare burracake e kameleone te vertete. Iu kundervihen me gjithe forcen e mundesite perpjekjeve madhore qe bejne kundershtaret e tyre politike ne qeverisje per integrimin e vendit rritjen e mireqenies qytetare zbutjen e pasojave negative te fatkeqesive natyrore dhe kur shohin qe jane te pafuqishem per te ndalur apo ndryshuar rrjedhen e gjerave fillojne e ndryshojne sjellje per te ndryshuar opinionin e njerezve per ta duke u hequr si patriote te medhenj shkencetar te famshem njerez me eksperience te vecante apo zemer te madhe etj. Kete pafytyresi po tregojne edhe per situaten e veshtire te ketyre diteve ne zonen e Shkodres dhe disa rretheve te tjera te vendit tone si rezultat i permbytjeve te shkaktuara nga shirat e shumte te ketyre diteve dhe kushtet e tjera te nje moti te paqendrueshem. Kush i ka te hapur veshet prej tamponeve ideologjike te Partise Socialiste mund te degjoj fare qarte se cthuhet sot per pasojat e kapricove te motit ne Ballkan Evrope Amerike e kudo ne bote qe skane mundur te bejne gje megjithese kane investuar prej me shume se 200 vitesh per te perballuar fatkeqesi te tilla natyrore.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›