Kapshticë, bllokohet kalimi i kamionëve
KAPSHTICË- Pala greke ka njoftuar bllokimin e kalimit të kamionëve në pikën doganore të Kapshticës.
Në një njoftim të fundit, i cili i është bërë i ditur edhe palës sonë mësohet se shkak i bllokimit janë bërë reshjet e dendura në Kostur, që e bëjnë të pamundur kalimin.
Bllokimi i kalimit për këtë kategori mjetesh të tonazhit të rëndë do të vijojë deri në dhënien e një urdhri të dytë.
Ndërkohë që automjetet e vogla dhe autobusët mund të lëvizin në këto anë vetëm të pajisur me zinxhirë nën rrota.