E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora rëndon situatën, mijëra banorë në izolim

Qyteti i Bulqizës i pushtuar nga bora

Vazhdimi i reshjeve te bores pergjate nates ne shume zona te vendit e ka veshtiresuar edhe me tej gjendjen e banoreve, qe prej me shume se dy javesh jane te izoluar e ne pamundesi komunimi me zona te tjera.

Situate problematike paraqitet sot ne nje sere aksesh rrugore, nderkohe qe shume prej komunave jane te bllokuara e ne kerkim te ndihmave ushqimore.

Mesohet se problematike eshte gjednja ne akset Fushë Arrëz-Kukës, Fushe Arrëz-Fierze, ndërsa kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë akset Shkodër-Pukë, Pukë-Fushë Arrëz dhe Hadroj-Shpal.

Per te kaluar aksin Morinë-Kalimash eshte i detyrueshem perdorimi i zinxhireve, pasi ndryshe nuk mund te kalohet.

Me shume veshtiresi kalohen Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Kukës-Peshkopi.

Nen izolimin e bores jane nje numer i madh komunash ne Kukes, Diber dhe ne zonen e Dukagjinit.

Por jo vetem zonat e thella e kane veshtire ne kete mot te eger qe nuk leshoka pe. Probleme qarkullimi në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë, në Korce, ne zonat e Librazhit dhe ne komuna te Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›