E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, bllokohet një mjet i vjedhur në Bullgari

Policia e Korçës bëri me dije se një automjet tip Benz kamion, u ndalua në pikën kufitare të Kapshticës për të dalë nga Shqipëria.

Pas kontrolleve dhe hetimeve, rezultoi se mjeti ishte i vjedhur bë Bullgari. Pas kësaj u be bllokimi i automjetit dhe i drejtuesit të tij, shtetasi Ilia Talo, 40-vjeç, u shoqërua në ambientet e Stacionit të Kapshticës dhe u vunë në dijeni strukturat e Seksionit të Hetimit pranë Drejtorisë Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-11-03 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›