E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e re e energjisë, matje më të mirë të sahatëve

Në emër të ERE, znj. Entela Çipa, vuri në dukje se pas procesit të privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes, lindi nevoja e rishikimit të Kontratës së hartuar në 2005 mes KESH dhe Konsumatorit.

Duke u ndalur tek elementët e rinj të Kontratës që pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2012, znj. Çipa, renditi si më të rëndësishmit ndryshimin e mënyrës së leximit të matesit të energjise elektrike, që siguron një mbrojtje më të mirë të konsumatorit nëpërmjet përcaktimit qartësisht të matjes mujore dhe afatit të dërgimit të faturës tek konsumatori.

“Përmirësim Kontrata ka pësuar edhe për procesin e ankimimit të faturimit të energjisë elektrike, ku për herë të parë i njihet e drejta çdo konsumatori të ankimojë për faturat që mendon se janë të parregullta dhe për matjet e parregullta ai dëmshpërblehet në 2 faturat pasardhëse”, sqaroi përfaqësuesja e ERE.

Sipas saj, penaliteti për pagesë të vonuar është zvogëluar nga 0.5% në ditë në 0.1% në ditë. Me hyrjen në fuqi të kontratës së re, kontrolli i sistemit të matjes të klientit do të realizohet nga një ent i pavarur i licensuar nga DPM dhe jo më nga vetë CEZ, deklaroi znj. Çipa.

Këto dhe shumë ndryshime të tjera të prezantuara në mbledhjen e KKP u përshëndetën nga anëtarët e Këshillit, të cilët kërkuan edhe sqarime të mëtejshme për elemetët e Kontratës. /Start/

                                                                                             2011-11-03 09:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›