Mbetjet kimike marreveshje mes OSB dhe Ministrise se Mbrojtjes
Marrëveshja u firmos për Ministrinë e Mbrojtjes nga ministri, Arben Imami dhe për zyrën e OSBE në Tiranë, nga ambasadori, Eugen Volfarth.
Projektmarrëveshja teknike synon eleminimin e kimikateve të rrezikshme ushtarake sipas të gjitha rregullave dhe standarteve ndërkombëtare në mbrojtje të ambjentit.
Ministri i Mbrojtjes vlerësoi punën e arritur në asgjesimin e munimcioneve të vjetra dhe të rrezikshme ushtarake, pastrimin e zonave të kontaminuara si dhe asgjesimin e lëndëve kimike të rrezikshme.
Kreu i OSBE në Tiranë garantoi për mbështetjen e plotë të nismave për asgjesimin e municioneve dhe sumbastancave të rrezikshme.
Procesi i eleminimit të kimikateve do të kryhet nga një kompani e kontaktuar nga OSBE, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të bashkëpunojë për transportin, shpërndarjen dhe sigurimin e kimikateve të rrezikshme, si dhe mbrojtjen fizike të personelit.