Arrestohet shefi i Komisariatit Numer 1

Oficeri Fatos Goxhaj u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme pas një hetimi të përbashkët me Task Forcë të Prokuorisë së Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare, Goxhaj akuzohet të ketë marrë një sasi prej 3500 eurosh nga një shtetas për mbylljen e një procedimi penal për tentativë vrasjeje në prokurori.
Procedimi në fakt nuk është mbyllur në prokurori dhe kjo ka qenë shtysa që personi në fjalë ka bërë denoncimin për shefin e krimeve Goxhaj.
Të njëjtat burime thanë se janë gjetur prova dhe dyshime të arsyeshme që kanë bërë që prokurorët e Task Forcë të lëshonin urdhër arresti për Goxhajn.
Ngjarja është bërë shkak për hetime të tjera rreth dyshimeve se Goxhaj ishte përfshirë në raste të tjera shoqërimesh për të cilat nuk kanë vijuar procedimet penale, hipoteza që mbeten ende në nivelin e dyshimeve.
Goxhaj, ishte një ndër katër shefat e krimeve të komisariateve të Policisë së Tiranës që të premten u transferuan në lëvizje paralele në funksionet policore.