Fluks emigrantesh ne Kapshtice

Kthimi i emigrantëve drejt Greqisë pas festimit të Pashkës, po shoqërohet me rradhë të gjata dhe orë pritje në pikën doganore të Kapshticës. Aty është shënuar një fluks i lartë mjetesh që kanë udhëtuar drejt shtetit grek. Edhe pse në të dyja anët e kufirit po punohet me ritme të larta dhe kapacitet maksimal sportelesh nuk është bërë i mundur evitimi i rradhëve të pritjes.
Aktualisht dhjetra mjete që ndodhen në tokën shqiptare dhe atë neutrale, janë duke pritur prej orësh, për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Sipas burimeve të policisë kufitare, edhe pse pala shqiptare po punon me dhjetë sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 6 sportele në hyrje, fluksi tepër i lartë i mjeteve e bën të pashmangshëm rradhët e pritjes. Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar palës greke, shtim edhe të dy sporteleve të tjera me qëllim përballimin e fluksit, i cili pritet të jetë më i lartë.