E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, pala greke nuk lejon kalimin e 50 qytetarëve shqiptarë

KAPSHTICË- Autoritetet greke në Kapshticë vijojnë të kthejnë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me pasaporta biometrike në shtetin grek. Së paku 50 qyetarë shqiptarë nga rrethe të ndryshme të vendit janë kthyer në kufi edhe pse kanë plotësuar kushtet e Shengenit, duke patur me vete lejen e qëndrimit, apo edhe sasinë e duhur të parave.

Ndërkohë që nuk janë sqaruar nga doganierët grekë për kthimin pas.
“Sa u futa në doganë, me garanci me letra me vula në rregull më kthyen. As vetë nuk e kuptova, lekët i kisha. Kthyen gjithë autobusin, jo vetëm mua” shprehet një qytetar.

Ndërkaq autoritetet shqiptare, të gjendur përballë shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë zhvilluan në mesditë një takim me homologët grekë, duke kërkuar sqarime nga homologët. Nga takimi, pala greke ka argumentuar kthimin e qytetarëve shqiptarë me justifikimin e vetëm, atë të mosplotësimit të kushteve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›