E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më tepër respekt mes Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë

Vlorë-  Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka bërë thirrje që të ketë më tepër respekt mes institucioneve kryesore të vendit.

Sipas tij respekti do të ndikojë në vendiMmarrej dhe emërimet në institucione të ndryshme.

Respekti midis Presidentit dhe parlamentit, nga Parlamenti për presidentin, nga qeveria për parlamentin, nga parlamenti për qeverinë dhe nga qeveria për presidentin, pra në të tërë trekëndëshin. Kjo është shumë e rëndësishme për vendimmarrjen dhe gjithashtu për emërime të rëndësishme që i nevojiten vendit, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, tha ai gjatë një vizite në Vlorë.

Në lidhje me Presidentin e ri ai u shpreh se është një proces i rëndësishëm dhe emri duhet të zgjidhet nga dialogu mes palëve.

Vlerësoj së tepërmi dialogun që po zhvillohet midis personaliteteve shqiptare, përfshi atë midis kryetarëve të partive. E shoh si një dialog dinjitoz dhe të rëndësishëm, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për një vendim të shqiptarëve, për numrin një të shqiptarëve, pra po zhvillohet një proces i mirë që me shpresë do të çojë në një rezultat të mirë,- vijoi wollfarth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›