Tiranë, kapet një maune me klandestinë te “Dogana”

Disa klandestinë janë ndaluar sot në doganën e Tiranës pasi kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale.
Klandestinët, numri i të cilëve nuk dihet ishin fshehur në një maune ndërsa nuk dihet ende destinacioni ku ishin nisur.
Ky nuk është rasti i parë që në territorin tonë janë kapur klandestinë të cilët e përdorin vendin tonë si tranzit për të kaluar në mënyrë ilegale drejt vendeve të tjera të Europës.