Kapshtice refuzohen nga greket. Kthehen 200 shqiptare

Në Doganën greke të Kapshticës gjatë 3 ditëve të fundit janë kthyer mbrapsh rreth 200 persona, që kanë deklaruar se do të shkonin turistë në tokën helene. Ndërkohë vetëm brenda një orë të ditës së sotme u kthyen 10 persona të tjerë.
Të gjithë kishin pasaportë të rregullt biometrike dhe një pjesë e tyre edhe garanci nga personat pritës në Greqi. Udhëtarët e kthyer bëjnë të ditur se doganierët grekë u kishin kërkuar garanci nga personat që i prisnin dhe në ato raste kur u tregohej garancia ata kërkonin që shtetasit shqiptarë të kishin në xhep shuma të mëdha eurosh.
Prej gati një viti është normale lëvizja e shqiptarëve si turistë në vendet e BE me pashaportë biometrike. Por shteti grek ka vendosur dhe zbaton një rregullore, sipas të cilës turistët shqiptarë, përveç dokumentit identifikues biometrik, duhet të kenë me vete edhe garanci nga një person pritës dhe sasi të konsiderueshme parash për kohën që do të qëndrojë në tokën helene.
Jorgjeta Gjanci