E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica, Presidenti serb letër-protestë Bashkimit Europian dhe OKB-së

Serbi- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar nga organizmat ndërkombëtarë të reagojnë për situatën në Kosovë. Sipas KFOR dhe EULEX po tregohen pasiv. Në një letër protestë që ai i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, dhe Çekisë si kryesuese e Bashkimit Evropian shkruan se “KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë reaguar me kohë dhe nuk kanë evituar sulmet ndaj serbëve në Kosovë”.

Tadiç ka shkruar ndër të tjera se “qëllimi i vërtetë i autoriteteve kosovare dhe ekstremistëve shqiptarë është që përmes dhunës të provokojnë konflikte me serbët në mënyrë që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes gjashtë pikëshe që e kanë realizuar Serbia dhe Kombet e Bashkuara”.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës dhe Ministria e Brendshme janë zotuar se do ta vënë nën kontroll situatën në Mitrovicë, së bashku me misionet ndërkombëtare EULEX-in dhe KFOR-in. Sipas ministrit të Brendshëm, Zenun Pajaziti, policia shqiptare shumë shpejt do të marrë përgjegjësitë në pjesën veriore të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›