E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen dy automjete, nuk dihen shkaqet

Dy automjete janë djegur sot, një në kryeqytet dhe një tjetër në Vlorë, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar shkaqet. Tek Brryli në Tiranë një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në mes të rrugës. Zjarri ka shpërthyer menjëherë brenda automjetit duke mos lënë asnjë mundësi për të ndërhyrë. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë ndërsa qarkullimi është ndërprerë për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi në mes të rrugës.

Ndërkohë një automjet është djegur gjatë natës në zonën e skelës të Vlorës për shkaqe të cilat ende po hetohen. Flakët kanë përfshirë automjetin tip Mitsubishi ngjyrë blu me targa Vl 5244 C. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat më pas kanë njoftuar repartin e Zjarrfikjes. Sipas policisë, referuar deklaratave të pronarit të automjetit, i cili njëkohësisht ka në pronësi dhe një shërbim hotelerie, djegia mund të ketë ndodhur për shkak të një qarku elektrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›