Marrin dëmshpërblimin banorët e pallatit të shembur
Gjirokastër-Gjatë ditës së sotme të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga shembja e pallatit kanë tërhequr dëmshpërblimet e miratuara nga qeveria, që në total kap shifrën e 46 milionë lekësh të reja.
Kështu, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave shtatë familje që kishin në pronësi apartamente 1+1 përfituan shumën prej 2,8 milionë lekësh të reja, shtatë familjet të tjera që kishin apartamente 2+1 përfituan shumën prej 3,6 milionë lekësh të reja, ndërsa katër familje që jetonin me qira në pallatin që u shemb përfituan shumën 400 mijë lekësh.
Për të ndihmuar familjet, në buxhetin e këtij viti Bashkia e Gjirokastrës do të aprovojë një shumë prej 500 mijë lekësh të rinj për çdo familje.