E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, tre klandestinë afganë kapen në doganë

Korçë- Fluksi i madh i lëvizjes në kufi me rastin e festive është shtrytëzuar nga shtetasit e huaj për të kaluar në mënyrë klandestinë në Shqiperi. Tre shtetas afganë u ndaluan sot në doganen e Kapshticës teksa vinin nga Greqia me një automjet turk që trasportonte materiale alumini.

Kur automjeti turk po kontrollohej  nga punonjësit e doganës në pikën kufitare është zbuluar se në kamion midis materialeve ishin të fshehur tre persona të cilët më pas janë justifikuar se janë grekë duke paraqitur edhe pasaporta greke.

Në pikën e kalimit kufitar Kapshticë është shtuar fluksi i emigrantëve që hyjnë me rastin e kremtimit te festive të fundvitit.

Nga bashkëpunimi me interpolin grek ka rezultuar se të tre personat kanë qënë me shtetësi afgane dhe ata kanë synuar që të hynë në tokën shqiptare për të kaluar më pas tranzit drejt Italisë. Sëbashku me 3 afganët është ndaluar edhe shoferi  turk i automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›