E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 6000 emigrant hyjnë brenda ditës në Kapshticë

Korçë-Rreth 6000 shqiptarë emigrant në Greqi kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare juglindore të vendit, Kapshticë. Fluksi është mjaft i madh por deri tani nuk janë shënuar radhë në sportelet e kontrollit të dokumenteve.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë marrë masa për të mos lejuar pritjen e gjatë të qytetarëve që kthehen për festa. Kjo nis edhe nga radhët e gjatë që u shënuan javën e kaluar. Sot për Krishtlindje ishte edhe dita kur udhëtuan më shumë emigrant, rreth 6000 vetë dhe mbi 1400 automjete për gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›