E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felps-Çaviç, rinis lufta amerikano-serbe

Amerikani Majkëll Felps vlerësohet si notari më i madh i të gjitha kohërave. Në "Athinë 2004" fitoi gjashtë medalje të arta, në "Pekin 2008", tetë të tilla, duke qenë sportisti me më shumë medalje të arta në planet. Por një pyetje rëndon mbi të gjithë.
Gjithmonë e njëjta: ka fituar apo jo? Një nga dyshimet më të mëdha që ekziston është fitimi i medaljes së shtatë të artë nga Majkëll Felps në 100 metra flutur, për vetëm një të qindtat në raport me serbin Milorad Cavic. Dyshimet qëndrojnë, madje në një faqe në internet (http://100thofasecond.com) janë publikuar edhe fotot e finishit të garës. Dyshimi më i madh shkon te "Omega", kompania që ka të drejtën ekskluzive të kronometrojë kohën në "Pekin 2008", por që është edhe një nga sponsorit kryesorë të Majkëll Felps. Pamjet tregojnë se Felps nuk e ka prekur me dorën pllakëzën sic e kërkon dhe rregullorja.
Dyshimet janë të mëdha, madje botuesit e faqes në internet (mbështetës të serbit), kërkojnë edhe organizimin kokë për kokë midis Majkël Felpsit e Milorad Cavicit, dy notarët të mos paguhen garën dhe të ardhurat të shkojnë për bamirësi. Ky i fundit, kampion i Europës njihet si një antishqiptar, pasi kur fitoi titullin europian doli në podium me banderolën "Kosova është Serbi", cka i hoqi serbit edhe medaljen.
"Në 15 gusht 2008, Felps morri pjesë në garën e 100 metrave në stilin flutur, duke qenë dukshëm favoriti kryesor, pavarësisht se e kishte humbur atë garë në sesionin kualifikues kundër dikujt, që në botën injorante në të cilën jetojmë sot, e konsiderojnë "dikush", por që në botën e kompeticionit të notit, ai është aktualisht "Big fish" (peshku i madh) apo Milorad Felps", - shkruan faqja 100thofasecond.com. "E gjithë vëmendja e medias ishte kthyer rreth Felpsit, duke parashikuar se ado tëë barazonte rekordin 36-vjecar të Mark Shpicit. Por, Majkëll Felsp nuk e nisi
garën sic duhet. Në 50 metrat e para ai ishte i shtati në 8 pjesëmarrësit e garës. Milorad Cavic udhëhoqi garën nga fillimi, përfshirë edhe 50 metrat e para. Në fund të garës Felps ishte afër Cavicit, por pa e mundur atë. Sytë e të gjithë shikuesve në qëndrën ujore të Pekinit, por edhe të milionave në të gjithë botën, panë qartësisht se Milorad Cavic", - vazhdon argumentet e saj faqja e internetit. Sipas saj, pamjet televizive nga të gjitha kendet, përfshirë edhe një kamera nënujore, treguan qartë se Cavic ishte i pari që kishte prekur paretin kufizues të pishinës. Pamjet televizive paraqitën edhe trajnerin e Felpsit, Bob Bouman, që mërmëriste me keqardhje. "Ai ia morri atij", që sipas 100thofasecond.com, do të thotë se Cavic e mundi Felpsin.
Më lojën e argumenteve përfshihen edhe nëna e Felpsit, e cila në konfuzion e sipër kishte ngritur dy gishta lart, që do të thotë se djali i saj kishte dalë i dyti. Edhe vetë Felps, në sekondat e para pas përfundimit të garës dukej se e kishte humbur atë. "Por, pikërisht në këtë kohë ndodhi dicka. "Mbajtësi zyrtar i kohës i garës, kompania "Omega", tregoi se Felps kishte fituar garën me 0.01 sekonda. Kjo do të thotë se ishte 1 të qindta e sekondës dhe kjo është diferenca më e vogël e lejuar në një garë zyrtare noti". Një të qindat e sekondës? "Po, sensorët nënujorë të matësit zyrtar të kohës, orëbërësja ‘Omega', kishte përcaktuar se Majkëll Felps kishte fituar këtë garë me 0.01 sekonda",- shkruhet në mënyrë ironike në faqen e sipërpërmendur. Akuzat vazhdojnë për Omegën, që është sponsore e Felpsit që nga viti 2004. Madje flitet edhe një konflikt interesi.
Tetë medaljet e Majkëll Felps
1.400 metra stil i përzier, rekord botëror
2.200 metra stil i lirë, rekord botëror
3.200 metra stil flutur, rekord botëror
4.4x100 metra stil i lirë, rekord botëror
5.4x200 metra stil i lirë, rekord botëror
6.200 metra stil i përzier, rekord botëror
7.100 metra stil flutur (medalja e dyshuar)
8.4x100 metra stil i përzier rekord botëror

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›