E Diel, 1 Nëntor 2026

Karagjozi plagos me thikë shokun dhe arratiset, kapet nga policia

Shkodër, 2 shtator, NOA - Pas një grindje të çastit me një shok për motive të dobëta, ai e ka plagosur me thikë atë, duke u arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe duke e lënë në agoni.

Por falë një pune të mirë për ndjekjen e tij organizuar nga forcat e policisë, agresori ka mundur të kapet dhe të vihet në pranga.

Fjala është për 16-vjeçarin J. Karagjozi, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, i cili mësohet se ka plagosur me thikë 19-vjeçarin me inicialet A.V., banues po në qytetin verior.

Ky i fundit tashmë po merr mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Shkodrës dhe aktualisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, burimet policore të Shkodrës konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se J. Karagjozi, menjëherë pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të marra, rreth orës 23.50 të mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të qytetit të Shkodrës.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e duhura në vendngjarje, ndërsa materialet në ngarkim të J. Karagjozit, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të Plagosjes së rëndë me dashje dhe Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›