Zhduket për 30 orë në pyjet e Llogorasë turisti anglez 80- vjeçar

Vlorë, 2 shtator, NOA Policia e Vlorës dhe strukturat e rretheve afër saj janë vënë në alarm dy ditë më parë pas raportimit për zhdukjen e një turisti anglez. Ngjarja që mund të sillte një dëmtim të imazhit të fundit të sezonit turistik është mbajtur sekret nga ana e policisë, e cila vetëm sot ka dhënë detaje në lidhje me humbjen e turistit.
80-veçari Norman Riger ka humbur nga grupi i tij i turistëve anglez dhe për rreth 30 orë ai është shpallur i humbur, derisa është gjetur mbrëmjen e djeshme nga ana e policisë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se turisti anglez është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa shkak i humbjes së tij ka qenë mosha e thyer dhe mungesa e vëmendjes nga drejtuesit e grupit të turistëve që kanë qenë duke vizituar pyjet e Llogorasë.
Humbja e tij ka ndodhur dhe për shkak të dendësisë së pyllit.
a.k/NOA