E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i kërkuari, ishte dënuar me 12 vjet burg për mashtrim

Shkodër, 2 shtator, NOA Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar dje një person të shumëkërkuar prej tyre.

Kjo pasi ndaj tij rezulton i caktuar një dënim me 12 vjet burgim, për veprën penale të Vjedhjes me anë të mashtrimit në dëm të disa personave.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se i ndaluari është Thanas Moçka, 63 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia dhe gjykata e Shkodrës me vendimin e marrë në muajin mars e ka dënuar atë me 12 vjet burg.

Kapja e tij u bë në banesën e tij në Tiranë, në bashkëveprim me forcat e policisë.

Janë kryer veprimet e duhura proceduriale, ndërsa materialet në ngarkim të Moçkës iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›