Sherr mes tre turqve në Shkodër, dy vëllezërit plagosin me thikë bashkëkombasin

Shkodër, 2 shtator, NOA Dy vëllezër turq kanë plagosur me thikë një tjetër bashkëkombas të tyre gjatë një grindje për motive të dobëta në grup, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja e raportuar nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi ajo ka ndodhur në lagjen Tom Kola, ndërsa tre turqit me banim në qytetin verior ishin duke zhvilluar një sherr së bashku.
Ndërkaq, dy agresorët mësohet se tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe mbajnë përkatësisht emrat Unal O. Baklla, 25 vjeç dhe Durai O. Baklla, 22 vjeç; që të dy vëllezër të lindur në Antalja të Turqisë dhe me banim të përkohshëm në lagjen Partizani të Shkodrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë patriotin M.Allakush, 39 vjeç, edhe ky i lindur në qytetin Antalja të Turqisë dhe me banim të përkohshëm në Shkodër.
Tashmë, ky i fundit ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet në ngarkim të dy të arrestuarve, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të Plagosjes së lehtë me dashje.
n.e/NOA