E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vishet si vrases per filmin e vret policia

Vishet si vrases per te luajtur ne nje film por nje agjent sigurie e vret pasi e ngaterron per nje vrases te vertete.

Ngjarja ka ndodhur gjate xhirimeve te Going Somewhere nje prodhim anglez me regji te Alan Lyddiard qe po xhirohet ne Filipine.

Aktori 32 vjecari filipinas Kirk Abella kishte vene nje maske dhe ne dore mbante nje pistolete plastike.

Papritur ai eshte qelluar ne kurriz nga Eddie Cuizon nje agjent sigurie qe nuk ishte ne dijeni te xhirimeve dhe qe ne muajt e fundit ishte grabitur disa here nga persona te armatosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›