E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaj: Qeveria do të vendosë avokatët në kontroll

TIRANË- Edhe miratimi i projektligjit për disa ndryshime në ligjin “Për Profesionin e Avokatisë” duket se kanë cenuar interesat e Dhomës Kombëtare të Avokatëve, çka ka sjellë edhe revoltën e sekretarit të përgjithshme të kësaj dhome, avokat Virgjil Karaj, i cili me tone të ashpra e ka cilësuar këtë ligj si tentim për ta kontrolluar profesionin avokatit pushtetit ekzekutivë. “Ne kemi marrë pjesë vetë në ato amendamente që janë diskutuar fillimisht dhe kemi rënë dakord për të gjitha pikat e propozuara nga ne dhe nga grupi i punës së Ministrisë së Drejtësisë. Por, pas ca ditësh ky amendament, për të cilin kishim rënë dakord parimisht, ky draft ligjor me hyqmin e ministrit ishte ndryshuar duke renditur katër nene që ne as që i kishim diskutuar më parë. Me këtë draft ligjor, qeveria dëshiron të fusë avokatin nën kontrollin e shtetit si në kohërat e monizmit kur nuk kishte avokat. Por, që ta kuptoni ju prokurorë, gjyqtarë dhe ju pushteti ekzekutivë se avokatia është një profesion i lirë dhe i pavarur në punën e tij. Ministria e Drejtësisë, të na lërë rehat neve avokatëve të punojmë dhe jo të ndërhyjë në punën tonë, pasi ka mjaft punë të saja për të kryer e që nuk i kryen. Në Shqipëri kam konstatuar se nuk ka pavarësi të gjyqësorit, deri sa vetë shtetin nuk ekzekuton vendimet ku është borxhli vetë ai, pasi debitori më i madh i këtyre vendimeve është vetë shtetit, kështu që gjykata jep vendime vetën në letra se ato nuk ekzekutohen kurrë nga vetë shtetit, e çfarë të presë qytetari nga pavarësia e gjyqësorit. E kuptoni ku kemi rënë, që qeveria do ta fusë edhe profesionin e avokatit në sloganin “Shqipëria 1 euro”, pasi dëshiron me ndryshimet e reja të ulë tarifën e licencës nga 800 euro që është sot në 100 lekë”,-u shpreh i irrituar avokat Virgjil Karaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›