Vrasje mafioze në qendër të kombinatit
TIRANË- Ekzekutimi tipik mafioz trondit qendrën e Kombinatit, lagje në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ku vetëm një plumb në kokë i ka marrë jetën 40-vjeçarit Ilir Neziri. E ndërsa autorët janë larguar, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe oficerët e krimeve që kanë filluar menjëherë hetimet. Nga të dhënat paraprake rezulton që viktima të jetë vrarë për larje hesapesh apo edhe pazare të prishura të tregtimit të drogës.
Me një plumb në kokë, vrasësit kanë “larë një herë e mirë hesapet” me Ilir Nezirin. Ngjarja që ka tronditur banorët e zonës ka ndodhur rreth orës 20-të ditës së djeshme ku persona ende të pa identifikuar kanë ekzekutuar 40-vjeçarin teksa ndodhej në një lokal. Sipas dëshmitarëve, viktima ishte krejtësisht i vetëm pranëkryqëzimittë Kombinatit. Fakti që viktima qëndronte në anën e jashtme të lokalit, shumë pranë rrugës duket se i ka “lehtësuar” punën autorëve të ngjarjes. E vetmja dëshmi paraprake është së njerëzit kanë parë një motor që pas krismës së parë është larguar në drejtim të rrugës së quajtur “Qelqi” në kombinat. Sipas dëshmive mësohet se autorët kanë qëndruar përballe viktimës në rrugën kryesore vetëm pak sekonda, të mjaftueshme për qëlluar në shenjë. Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima është ekzekutuar me pistoletë. Sipas burimeve të policisë, viktima është gjuajtur në anën e përparme ndërkohë që plumbi thuajse i ka hedhur trutë në herë. Megjithëse për zbardhjen e ngjarjes janë ngritur një sërë pistash, dyshimet e para janë se motivi i ekzekutimit është për larje hesapesh. Ilir Neziri është emër i njohur për policinë. Megjithëse punonte si rojë në zonënku është ekzekutuar, 40-vjeçari është marrë disa herë në pyetje nga oficerët e komisariatit nr 6. Ekzekutimi për shkak të hakmarrjes apolarje hesapesh të trafikut të drogës, janë dy pistat kryesore ku policia ka përqendruar hetimet. Sipas burimeve të policisë, thuhet se viktima është shoqëruar disa herë në komisariat për një tjetërvrasje të ndodhur para pak kohësh në kombinat. Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e Petrit Drizës, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005. Por për shkak të mungesës së provave, viktima është lënë sërish i lirë nga policia. Po kështu agjentët dyshojnë se 40- vjeçari merrej edhe me shpërndarje droge në Kombinat.
Banda e kombinatit
Një vrasje që nxiti një zinxhir hakmarrjeje në Tiranë, ndërkohë që njëri prej autorëve ka marrë dënimin24 vjet burg.Altin Hoxhaështë shpallur fajtor për vrasjen me paramendim të Petrit Drizës,ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e dhjetorit të vitit 2005. Driza sapo kishte lënë qelinë e burgut, ku ishte dënuar nga gjykata për plagosjen e dy vëllezërve, Altin e Klodian Hoxha në vitin 2003. Sipas vendimit të gjykatës, vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi Driza kishte tentuar t'i vriste dy vëllezërit Hoxha pas konfliktit të tyre me grushte për një lojë bilardo në mars vitin 2003. Sipas prokurorit, autori kryesor i vrasjes është Altin Hoxha, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë vrarë në datën 14-dhjetor të vitit 2005 shtetasin Petrit Driza në qendër të Kombinatit.Megjithëse policia kishte dyshime të forta se bashkëpunëtori ishte Ilir Neziri, ai është lënë i lirë për mungesë provash. Një tjetër element që çoi gjykatën në shpalljen e fajësisë së Altin Hoxhës ishte edhe motivi. Plagosja e rëndë e Altin Hoxhës dhe të vëllait të tij, Klodianit, mendohet të ketë qenë shkaku që këta të fundit janë kundërpërgjigjur, duke eliminuar Drizën, pak ditë pas daljes nga burgu. Disa muaj pas vrasjes së Drizës, në fshatin Mëzez të Tiranës, ndodhi një atentat, ku mbetet i vrarë vëllai i të pandehurit Altin Hoxha, Festim Hoxha, dhe shoferi i taksisë së familjes, viktima Thoma Bina. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e datës 19-prill të vitit 2006, në fshatin Mëzez të Tiranës, kur Festim Hoxha po udhëtonte me automjetin të tipit "Mercedez- Benz", me targa të verdha TR 416 B, që mendohet se lëvizte nga fshati Mëzez në drejtim të Tiranës. Dy të parët, Festim Hoxha dhe taksisti Thoma Bina, kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa Shkëlqim Dorëzi, personi i dëmtuar, mësohet se ka marrë një plagë në këmbë dhe një në dorën e djathtë. Për këtë atentat, policia arrestoi vëllanë e Petrit Drizës, Riza Drizën, i cili nuk e ka pranuar akuzën asnjëherë, por është akuzuar për atentatin.